Ambasada amerikane në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë në prag të Ditës së Veteranëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar një aktivitet në prag të Ditës së Veteranëve, me ç’rast ka nderuar veteranët dhe kolegët ushtarakë për shërbimin dhe kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Përmes këtij aktiviteti, Ambasada amerikane ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën.
Në mesazhin e saj, Ambasada ka vlerësuar përkushtimin e veteranëve dhe personelit ushtarak, duke theksuar rëndësinë e shërbimit të tyre.
“Faleminderit për shërbimin tuaj!”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































