Vendosni fjalën kyçe....

“PS-PD pazar 35-vjeçar, tani ulen për Reformën Zgjedhore po s’e ndalin dot ndryshimin” – Shehaj


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj akuzon PS-në e PD-në për pazar 35-vjeçar me njëra-tjetrën.

Shehaj ceku tryezën mes dy partive më të mëdha për Reformën Zgjedhore. Ai theksoi se njerëzit duan ndryshimin dhe largimin e klasës politike dhe sido që ta gatuajnë Kodin Zgjedhore, nuk e ndalin dot ndryshimin.

“I njëjti pazar 35-vjeçar. E njëjta tryezë, të njëjtat gjëra, të njëjtat figura. Përfshijnë edhe në këtë rast një përfaqësuese të Bashkimit Europian e cila me të drejtë kërkon ndryshime të kodit zgjedhor, por ndryshime për t’i bërë zgjedhjet më demokratike.

Por ata, me këtë pretekst, nuk dëgjojnë kërkesat fare që vijnë, por bëjnë pazarin e tyre. Ndryshojnë kodin zgjedhor sipas interesit të tyre, siç kanë bërë në këto 35 vjet.

Por këto nuk i ha më njeri, njerëzit duan ndryshimin, duan largimin e kësaj klase politike dhe sido që ta gatuajnë kodin zgjedhor, ndryshimin nuk e ndalin dot.” – thotë Shehaj në një videomesazh.