I dënuar më burgim të përjetshëm nga gjykata e lezhës për vrasjen e Ardian Nikulajt, ruben Saraiva kërkoi në apel që gjykimi ndaj tij të rikthehet tek e njëjta gjykate dhe të shqyrtohet nga një tjetër trupë. Kujtim Cakrani si avokat I portugezit të akuzuar se vrau biznesmenin për llogari të Edmond Haxhisë kërkoi që apeli në Tiranë ta prishë dënimin e përjetshëm , dhe të deklarojë të papërdorshme disa aktye hetimore mes tyre edhe dëshminë e Valbona D. Një parashtrim që u komentua nga avokati I familjatrëve të biznesmenit të vrarë si e paqartë përderisa më herët gjatë ankimimit I akuzuari për vrasje kishte kërkuar pafajësinë. Ruben Saraiva pranoi vizitën në Shqipëri qëndrimin në shtëpinë e mikut të tij dhe dhe udhëtimet me të fejuarën e tij që më pas doli dëshmitare, por shtoi se këto të dhëna nuk janë provë . Gjykata duhet të vendosë mbi fakte tha Saraiva sipas të cilit gjatë gjykimit në shkallën e parë ju refuzua cdo kërkesë ndërsa prokuroria u dëgjua deri në fund