Steven Gerrard ka bërë një vlerësim të fortë për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e krahasuar me dy legjendat e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ish-kapiteni i Liverpoolit beson se sulmuesi 19-vjeçar është më i zhvilluar futbollistikisht sesa Messi dhe Ronaldo në të njëjtën moshë, duke u mbështetur te paraqitjet dhe ndikimi që ka pasur në futbollin e nivelit të lartë.
“Është më i avancuar se Ronaldo kur ishte 19 vjeç. Kam luajtur kundër Messit kur ishte ende i ri dhe mendoj se edhe në krahasim me të, Yamal është më i avancuar”, u shpreh Gerrard në emisionin “The Overlap Daily”.
Legjenda angleze vlerëson se talenti i yllit të Barcelonës është i jashtëzakonshëm dhe se ai ka potencialin për të arritur nivelin e dy futbollistëve që kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se një dekadë.
Megjithatë, Gerrard theksoi se sfida më e madhe për Yamalin do të jetë ruajtja e urisë për sukses dhe vazhdimësia në performanca. Sipas tij, pikërisht qëndrueshmëria në nivelet më të larta është ajo që e dallon një talent të madh nga një legjendë e futbollit.
Krahasimi i Gerrardit vjen në një periudhë kur Yamal po konsolidohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe një prej talentët më të spikatur të brezit të tij.
© SYRI.net
Endrick përgatit largimin nga Real Madridi, Roma dhe Sporting në garë për sulmuesin brazilian
Jobe Bellingham emocionohet nga grumbullimi me Anglinë: Është diçka surreale të luaj me Jude
Tatimet në Angli kërkojnë 3.5 milionë paundë taksa të papaguara nga pasuria e Sven-Goran ErikssonitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: