Dhjetëra qytetarë po protestojnë para kryeministrisë në protestën e 164 kundër qeverisë.
Ata kanë si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Rama, qeveri teknike që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme si dhe anulimin e ligjit për Investime Strategjike dhe Paketën e Maleve.
Ditët e fundit ka pasur shoqërime të dhunshme dhe gjoba ndaj protestuesve, megjithatë këta të fundit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.