Buxheti i planifikuar për mbrojtjen e Republikës së Kosovës në vitin 2027 arrin në 224 milionë e 168 mijë e 705 euro. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka cilësuar këtë si shumën më të lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se fondet do të mundësojnë vijimin e modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, investimet do të përqendrohen te pajisjet dhe sistemet moderne ushtarake, forcimi i kapaciteteve operacionale dhe zhvillimi i infrastrukturës mbrojtëse.
Të lidhura
None found






