Gazetari i Radio France, Genc Burimi, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Task Force” në Syri TV, me moderatoren Sonila Meço, lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Paris dhe takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron.
Burimi e cilësoi skandaloze gjuhën e përdorur nga Rama, duke pretenduar se kryeministri i ka paraqitur protestat në Shqipëri si lëvizje antisemitiste, të nxitura nga Irani dhe partitë opozitare.
Burimi komentoi gjithashtu jehonën e takimit në median franceze, duke iu referuar revistës “Paris Match”, e cila, sipas tij, e ka përcjellë me një ton ironik praninë e Ramës në Paris. Ai theksoi se takimi me Macronin nuk ishte një pritje e veçantë për kryeministrin shqiptar, pasi në të njëjtën kohë u pritën edhe drejtues nga Senegali dhe Mauritius, në kuadër të Forumit të Paqes.
Diskutimi në studio:
Meço: Në fakt ka ndonjë mister tjetër për vizitën dhe takimin e Ramës me Macronin, apo dhe atje lexohet bashkë kështu, ajo që po ndodh në Shqipëri.
Burimi: Shiko, në këtë sekuencë që tregove...
Meço: Po.
Burimi: Nuk e di a është përkthimi... është në shqip e në anglisht, po përkthimi del skandaloz. Ai thotë që...
Meço: E përkthyen fjalë për fjalë.
Burimi: Me gjithë fjalë për fjalë, po thotë që janë lëvizje antisemitiste, pra vazhdon akuzon popullin e tij për antisemitë, që është turpi i botës, që ne jemi krenaria pikërisht sepse ne vendosëm hebrenjtë... Ky na cilëson neve si antisemitë, të shtyrë nga Irani dhe nga partitë e opozitës. Pra i bie që partitë e opozitës në Shqipëri çojnë popullin në këmbë me veprime antisemitiste, është i çmendur ky! Kjo duhet parë mjekë kjo gjë. Po domethënë, le të jetë skandal antisemit i atij, ai vazhdon në një publik të huaj në Francë, në mes të Francës, të bashkëngjisë dy koncepte që nuk shkojnë fare bashkë: shqiptarë dhe antisemitë.
Është e jashtëzakonshme që ky t'i bashkojë bashkë këto dy koncepte që neve pikërisht bota na njeh si një komb ku pati më shumë hebrenj pas lufte sesa para lufte. E para. E dyta, zonja e nderuar nuk është gazetare, sepse gazetarët është mësuar t'i shtypë dhe t'i fyejë. Edhe patë me gazetarin amerikane apo... Kjo zonjë është funksionare e lartë franceze...
Meço: Nuk e dija, dija që ishte gazetare.
Burimi: Është funksionare e lartë franceze. Ka qenë në kabinetin e Jacques Delors-it. Ka qenë e ngarkuara me dosjet juridike të Komisionit Europian. Dhe aktualisht drejton pikërisht Think Tank-un francez, që është Jacques Delors. Dhe prandaj është pak i impresionuar, prandaj ai i lejon veten, që ditët e para t'ia bëjë për protestat. Nuk ka përballë... do të thotë, ka përballë një funksionare të lartë franceze. Ka bërë ENA-n, shkolla më e lartë... Dhe e treta... e pashë Ramën që komunikoi që erdhi në Paris për nga Macroni, po Macroni priti edhe dy... në atë moment me Ramën priti edhe dy udhëheqës afrikanë, të Senegalit dhe ishujve Mauritius. Edhe Elysee-ja as që i ka dhënë një takim asgjë më tepër, domethënë nuk është një takim për Ramën i veçantë. Ishin delegacione që erdhën për Forumin e Paqes.
Meço: Po Paris Match, foton e tij... Paris Match, foton e tij, ja do t'ia dërgoj edhe Julit.
Burimi: Paris Match që është revista më e njohur franceze, nga më të njohurat, Paris Match pikërisht e ka paraqitur me një ton shumë humoristik dhe keni rreth 250-300 reagime francezë puro, që janë të llahtarisur nga ky takim. Dhe thonë edhe me Macronin edhe me Ramën...
© SYRI.net