Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria është drejt BE-së, por gjithçka varet edhe nga vetë Europa
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes në Paris, foli për disa çështje si zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se nuk mund të japë premtime për një proces që nuk varet vetëm nga Shqipëria.
“E dini shumë më mirë se nuk premtoj dot asgjë për Europën. Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi kryeministri.
I pyetur se si e përfytyron ëndrrën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian brenda 10 viteve, kryeministri Edi Rama u shpreh se shpreson që Bashkimi Evropian fillimisht të arrijë të kapërcejë sfidat e veta.
“Shpresoj që si fillim BE t’ ia dalë më sukses të shpëtojë prej vetvetes, çdo gjë tjetër do jetë në rregull për ne. Shqipëria do të jetë mirë. Por a do të jetë BE mirë? Kjo është diçka që BE duhet ta zgjidhë sepse sfida e madhe nuk është kundrejt Shqipërisë por kundrejt vetë BE-së në një botë që po ndryshon.
Europës i duhet të përballet me djallin e medias sociale. Sa më shumë i zvarrit këmbët Evropa pa e trajtuar këtë çështje, aq më pak do të jetë në gjendje që të mbledhë veten. Politika evropiane po humbet, po i bie qendra, gjërat po shkojnë në skaje dhe qendra është bërë si një varr masiv dhe në këtë varr Evropa mund të rrëshkasë një herë e përgjithmonë nëse nuk do përballet me këtë djall”, tha Rama.
Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore. Siguria është përgjegjësi e përbashkët
Mbi 3 dekada në kushte të vështira, 90 familje kërkojnë ndërhyrje në Kabinat e Plazhit të Vjetër në Vlorë
Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj
- 18:49 Rama nga Parisi: Kosova është e pavarur, sa më shpejt Serbia ta kuptojë realitetin, aq më mirë për të
- 18:28 Rama nga Parisi: Projekti i Jared Kushner nxiti zemërimin e qytetarëve, dhuna e papranueshme
- 18:15 Pjesëmarrje masive, rreth 650,000 besimtarë në meshën e Papa Leonit në Argjentinë
- 18:04 Gjermani, inteligjenca artificiale kërcënon 800.000 vende pune gjatë 15 viteve të ardhshme
- 18:01 12 viktima dhe 51 të plagosur, pamjet me dron zbulojnë përmasat e tragjedisë në Bullgari (VIDEO)
- 17:53 Dhuna gjatë protestave në Francë, rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur