Rikthimi i Ronaldinhos në futbollin e luajtur ka shkaktuar entuziazëm të madh në Ravenna të Italisë. Legjenda braziliane pritet të zbresë sërish në fushë në një ndeshje zyrtare të dielën, më 15 nëntor, plot 11 vite pas paraqitjes së tij të fundit me fanellën e Fluminenses.
Ronaldinho, 46 vjeç, do të jetë pjesë e derbit të Romagnës mes Ravenna-s dhe Forlì-t, që do të zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin “Benelli”, në kuadër të Serisë C.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ishte afruar gjatë verës nga presidenti i klubit, Ignazio Cipriani, fillimisht në rolin e imazhit të skuadrës. Megjithatë, drejtuesi arriti të merrte edhe premtimin e brazilianit se do të luante të paktën një ndeshje me ekipin. Tashmë, kjo ditë po afron dhe pritshmëritë janë të mëdha.
Interesi për këtë ngjarje ka qenë aq i lartë, sa klubi ka vendosur të zgjerojë kapacitetin e stadiumit “Benelli”, duke instaluar një tribunë të përkohshme me 540 vende, e cila mban edhe simbolin R10, të lidhur me yllin brazilian.
Për këtë takim është shpallur edhe “Dita verdhekuqe”, ndaj abonimet sezonale nuk do të jenë të vlefshme.
Interesi i madh reflektohet edhe te çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 15 euro për tribunën e tifozëve, me përparësi për abonentët, deri në 150 euro për tribunën e posaçme me shërbim hospitality.
Kështu, rikthimi i Ronaldinhos në fushë është kthyer në një ngjarje të veçantë për qytetin italian, ndërsa Ravenna po përgatitet për një stadium të mbushur për të parë sërish magjinë e një prej futbollistëve më spektakolarë të historisë së këtij sporti.
© SYRI.net
Shqipëria në përgatitjet e fundit për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të rikthehen me grupin
Neymar mendon seriozisht të tërhiqet nga futbolli, problemet fizike rrezikojnë t’i japin fund karrierës
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë, ndeshja transmetohet në FSHF TVBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: