• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

by Lajm Lajm
November 10, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Rjedhja e të dhënave të fundit sipas të cilave, Ergys Agasi, ka paguar me paratë e tenderave të trukuar të AKSH-it, Vlora Hysenin, nuk është historia e thjeshtë e një kryebanditi që korrupton kryespiunen e vendit.

Skema e komplikuar e kalimit të 1 milionë eurove, nga kompanitë që fitonin pa garë në “kopshtin privat të kryeministrit”, për ti dërguar ato në Gjermani, tek vëllezërit e Vlorës, ka të bëjë me një filozofi të tërë qeverisjeje.

Për të kuptuar atë duhet njohur pak më mirë historia e lindjes dhe zhvillimit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të cilën porsa e themeloi, Rama e shpalli si luftëtaren numër një kundër korrupsionit.

Atëherë kryeministri, në fillesat e tij, propogandonte se po hidhte një hap drejt modernizimit të administratës, duke hequr burokracinë e marrjeve të çertifikatave dhe dokumentave, bashkë me ryshfetet përkatëse, duke i dixhitalizuar ato.

Më vonë, në 2017, pasi e rrëmbeu të gjithën për vete tepsinë, Edi Rama nuk u mjaftua që kishte vënë në krye të AKSH, një besnike të tij që nga koha e bashkisë Tiranë, por e morri edhe institucionin në vartësi personale. Cili ishte veprimi i parë që bëri pas kësaj? Përqëndrimi në AKSH i të gjitha tenderave të institucioneve të tjera (gati mbi gjysëm miliardi euro) gjithnjë me pretekstin e luftës kundër korrupsionit.

Dhe çfarë ndodhi më pas? I gjithë ky mekanizëm ra në duart e Ergys Agasit. Ishte ai që përcaktonte se ku do të shkonin paratë, se si do të dyfishohej tavani i garës, se cili do ta fitonte atë dhe cili fitues madje do ti blente furistradën 300 mijë euroshe.

Pikërisht në këtë linjë rrezulton të ketë qenë edhe korruptimi i kryespiunes shqiptare. Gruaja e ardhur nga Prishtina nuk e ka zgjodhi Don Zhuanin durrsak, as për portretin prej aktori naiv, as për aftësitë e tij në shtrat. Aq më pak kjo spiune terreni me përvojë vendosi ti çelë dyert e zemrës dhe kasafortën e sekreteve një keqëbërësi ordiner.

Ajo ishte në djeni se personi në fjalë ishte ai që hapte tapa 33 mijë euroshe në darka me kryeministrin. Ajo kishte informacion se ai ishte kordinatori direkt me grupet e Troplinëve dhe Çelave, që fusnin paratë e pista në kulla dhe i përdornin një pjesë për vjedhjen e zgjedhjeve. Ajo nuk mund të mos kishte dëgjuar për emërimet në kupolën e policisë që vendoseshin në zyrën ku formalisht tregtohej duhan. Ajo nuk mund të mos kishte nuhatur ato që të gjithë morën vesh më pas, se Ergys Agasi kontrollonte të gjithe policinë e shtetit, nga njerëzit qe e shoqëronin, tek ata që ndëronin targat, deri tek ata që i jepnin info nga laboratori shkencor.

Pra ajo nuk ra as viktimë e ndjenjave as e padijes. Ajo vendosi të pranojë rregullat e një sistemi tashmë të ngritur, si të vetmen mënyrë për të jetuar brenda tij.

Paratë që i’u dërguan në Gjermani e që e kishin fillesën tek tenderat e AKSH, ishin thjeshtë një pjesë e vogël e shpërblimit për këtë pranim.

Në këtë kuptim fabula e Vlorës, më tepër se buja e korruptimit të kryespiunes (kjo s’përbën asnjë rekord pasi ke arritur të blesh drejtorin më të lartë të FBI-së, Charls McGonigal), na shërben për të kuptuar funksionimin e sistemit. Themelohet një institucion publik si AKSH, duke e propoganduar si luftëtar të korrupsionit. Tek ai përqëndrohen paratë e tenderave të të gjithë institucioneve. Pastaj këto miliona nuk përdoren vetëm për të korruptuar gazetarë dhe opozitarë, për të bërë aleanca me krimin, për të shuar etjen vanitoze të shefit për verëra të rafinuara, por edhe për një gjë tjetër që na e nxjerr në pah ky rast: për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër e tij, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme.

Natyrisht duke bërë këtë lidhje, pra atë të rekrutimit të saj përmes parave të një tenderi të trukuar të AKSH, askush nuk mund të vërë bast, se në një mbrëmje në zyrën me flutura, duke hapur tapën e një Romane Conti, Ergys Agasi dhe Edi Rama kanë bërë fiks këtë bisedë, ku i pari i thotë të dytit: “kështu do e fus në thes edhe Vlorën”.

Askush s’ka qenë prezent dhe askush s’mund ta pohojë se ka ndodhur kështu. Ama një gjë e kuptojnë të gjithë, se mekanizmi do të funksiononte po njësoj edhe nëse kjo bisedë s’do të ndodhte kurrë. Pasi deviza është e njëjtë: ushtrim i pushtetit me njerëëz jo vetëm besnikë, por mbi të gjitha edhe të kompromentuar. Prandaj kryespiunja Hyseni nuk mund të jetë “dallandyshja” e vetme e kësaj stine degradimi. /Lapsi.al

Tags: shishspakvlora hyseni
Previous Post

“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

November 10, 2026
“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

November 10, 2026
SPAK bëhet për psikolog!

SPAK bëhet për psikolog!

November 10, 2026
Dosja Veliaj/ SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

Dosja Veliaj/ SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

November 10, 2026
Pandemia COVID-19 bëri që adoleshentët të plakeshin biologjikisht më shpejt

Pandemia COVID-19 bëri që adoleshentët të plakeshin biologjikisht më shpejt

November 10, 2026
Prindërit çojnë mësuesit në gjykatë për notat e fëmijëve, alarm në shkollat amerikane

Prindërit çojnë mësuesit në gjykatë për notat e fëmijëve, alarm në shkollat amerikane

November 10, 2026
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së: Kanë presion dhe ngarkesë pune

SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së: Kanë presion dhe ngarkesë pune

November 10, 2026
“Albanian Files”, libri që iu kthye Ramës në bumerang

“Albanian Files”, libri që iu kthye Ramës në bumerang

November 10, 2026
OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

November 10, 2026
Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

November 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL