“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua alarmi i zjarrit.
Pas shqetësimit të krijuar mes pasagjerëve, u zbulua se shkak ishte një student spanjoll, i cili ishte mbyllur në tualet për të përdorur cigaren elektronike. Tashmë ai rrezikon një gjobë të majme, procedim penal dhe përjashtim nga fluturimet e kompanisë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi paraditen e së dielës, më 8 nëntor, kur i riu po udhëtonte drejt Venecias së bashku me shokët e klasës në një ekskursion shkollor.
Duke menduar se nuk do të zbulohej, studenti ishte futur në tualetin e avionit për të përdorur cigaren elektronike, duke shpërfillur ndalimin e vendosur qartë në derën e ambienteve sanitare. Por tymi i krijuar në hapësirën e vogël u kap nga detektorët dhe aktivizoi alarmin e zjarrit në të gjithë avionin.
Sirena shkaktoi shqetësim dhe panik mes dhjetëra pasagjerëve. Për fat të mirë, ekuipazhi arriti të identifikonte burimin e alarmit brenda pak sekondash dhe u konstatua se nuk kishte zjarr, defekt teknik apo rrezik për jetën e udhëtarëve.
Megjithëse studenti tentoi të mohonte veprimin e tij, komandanti kërkoi ndërhyrjen e policisë sapo avioni u ul normalisht në aeroportin Marco Polo të Venecias. I riu u shoqërua në ambientet e Policisë Kufitare, ndërsa tashmë përballet me pasoja të mundshme ligjore.
Studenti në fluturimin Barcelona-Venecia rrezikon një gjobë prej më shumë se 2 mijë eurosh, kallëzim në prokurori, përfshirë edhe atë për të miturit nëse është nën moshën 18 vjeç, si dhe ndalimin e ardhshëm të udhëtimit me Ryanair.
Ndërkohë ndalimi i duhan pirjes gjatë fluturimit parashikohet nga neni 1231 i Kodit të Navigacionit në Itali dhe përfshin si cigaret tradicionale, ashtu edhe ato elektronike. Një nga rreziqet kryesore është mundësia e shkaktimit të zjarrit në bord, qoftë nga hiri i ndezur, qoftë nga bateritë e litiumit që përdoren në cigaret elektronike.
Gjithashtu, duhan pirja mund të ndikojë në cilësinë e ajrit brenda avionit, ku ajri filtrohet dhe riciklohet vazhdimisht.
Top Channel