Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar fonde për ndërtimin e godinave të reja të gjykatave, ndërsa mungesa e trojeve vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për realizimin e investimeve. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi deklaroi se nga 20 gjykata në vend, vetëm 5 e ushtrojnë funksionin në godina të dedikuara për gjykata. Sipas tij, KLGJ u ka kërkuar bashkive të Kukësit, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Tiranës vënien në dispozicion të trojeve për ndërtimin e gjykatave, por kërkesat nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Ndërkohë, Bashkia e Beratit ka miratuar kalimin e një trualli në pronësi të KLGJ-së, për të cilin janë parashikuar 9 milionë lekë për projektin e zbatimit të godinës së re.