Pa ndihmë nga shteti pas humbjes së nënës nga kanceri, 17-vjeçari i gjobitur pas protestës mbështetet me mbi 120 mijë euro

Erind Goçlari, 17 vjeç, humbi nënën nga kanceri në vitin 2018, kur ishte ende fëmijë. Sot ai jeton me të atin, vëllanë dhe motrën në kushte të vështira ekonomike.

Për të ndihmuar familjen, Daniel Nikolla ka nisur në Angli një fushatë bamirësie. Sipas tij, banesa ku ata jetojnë ka nevojë urgjente për rikonstruksion.

Të lidhura

None found

Në përshkrimin e fushatës tregohet se Erindi mori pjesë në protestat kundër kryeministrit Edi Rama, ku kërkohej dorëheqja e tij. Pas pjesëmarrjes në protestë, Policia e Shtetit e gjobiti me 5 milionë lekë të vjetra, ose rreth 500 mijë lekë të rinj. Gjobës i përgjigjet një vlerë prej afërsisht 4,600 paundësh.

Nikolla thotë se 17-vjeçari nuk i ka mundësitë financiare për ta shlyer gjobën. Edhe një raportim i BalkanWeb, i publikuar më 8 nëntor, ngriti shqetësimin se ai nuk mund ta përballonte këtë detyrim.

Kontributet për familjen kanë kaluar 119 mijë paund, rreth 12.8 milionë lekë, duke e tejkaluar objektivin fillestar prej 85 mijë paundësh. Sipas organizatorit, paratë do të shkojnë për rikonstruksionin e banesës, që Erindi dhe familjarët e tij të jetojnë në kushte normale. Në përshkrimin e fushatës thuhet se, pas vështirësive ekonomike, familja kërkon vetëm një banesë dinjitoze.


Shtuar më 10.11.2026 17:10

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş