Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Nikollë Radaçit, 57 vjeç, i cili me datën 3 maj të këtij viti aksidentoi 3 fëmijë prej të cilëve 2 humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak se bëhet fjalë për fëmijë të mitur.
Seanca zgjati vetëm pak minuta për shkak se për autorin u kërkua gjykim i shkurtuar dhe do të bëhet shqyrtim vendimi në seancën e ardhshme.
Bëhet e ditur se akuza për Nikollë Radaçin është lehtësuar për shkak se është hequr përdorimi i alkoolit dhe largimi nga vendi i ngjarjes. Këto janë përfituar nga amnistia që u aplikua pak kohë më parë.
Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës Aleksandër Ndreaj pretendon se nga testi që atij ju bë pas aksidenti, rezultoi se ai kishte konsumuar një sasi të pakët alkooli.

Ndërkohë babai i fëmijës së plagosur thotë se lehtësimi i akuzës ndaj autorit është një padrejtësi e madhe. Ai thotë se kërkon që shteti të vendosë drejtësi dhe se kësaj do ti shkojë deri në fund duke ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Ndërkohë që me akuzën e mbetur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një të treti ai rrezikon nga 5 deri 20 vjet burg.









