Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për 4 hidrocentralet në Kaçinar të Mirditës.
Vendimi vjen pas një tjetër përpjekjeje për pushimin e çështjes në vitin 2020 dhe një procesi të gjatë përplasjesh mes institucioneve.
Padinë e kanë bërë banorët e Kaçinarit të cilët pretendojnë se hidrocentralet dëmtojnë pronat e tyre dhe burimet ujore.
Tashmë Prokuroria pritet të hetojë institucionet shtetërore që kanë dhënë lejet kompanisë “Shpërdhaza-Energji”, me administrator Fatjon Hoxhën.











Komente
Komento