Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë një vendim për kërkesën e Fredi Belerit për masën e sigurisë. GJEDNJ e ka rrëzuar kërkesën e Belerit për arrestim të paligjshëm, duke vlerësuar se arrestimi dhe vendosja fillestare në paraburgim e Fredi Belerit në maj të vitit 2023 ishte e ligjshme dhe e mbështetur në arsye të mjaftueshme.
GJEDNJ nga ana tjetër ka pranuar kërkesën e Belerit për zgjatje të pajustifikuar te masës se sigurisë, sidomos nga korriku 2023.
VENDIMI I STRASBURGUT
E shpall kërkesën të pranueshme.
Konstaton se nuk ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës për sa i përket vendosjes fillestare të kërkuesit në paraburgim.
Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës, pasi, të paktën nga 19 korriku 2023 e në vijim, mbajtja e kërkuesit në paraburgim nuk mbështetej më në arsye të mjaftueshme.
Vendos që
a) Shteti i paditur t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve nga data kur vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44, paragrafi 2, të Konventës, shumat e mëposhtme, të cilat do të konvertohen në monedhën e shtetit të paditur sipas kursit të këmbimit në fuqi në datën e pagesës.
i. 450 euro (katërqind e pesëdhjetë euro), plus çdo tatim që mund të zbatohet, për dëmin jopasuror.
ii. 5 000 euro (pesë mijë euro), plus çdo tatim që mund t’i ngarkohet kërkuesit, për kostot dhe shpenzimet.
b) Nga përfundimi i afatit tremujor të sipërpërmendur deri në kryerjen e pagesës, mbi shumat e mësipërme të paguhet interes i thjeshtë, me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së vonesës, të shtuar me tre pikë përqindjeje.
Lajm në përditësim...







Komente
Komento