Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar për aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe la pas dhimbje të madhe te familjarët e viktimave.