Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët në përballjen e rëndësishme ndaj Finlandës, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar të martën se të gjitha biletat për këtë takim janë shitur, duke bërë që tribunat e stadiumit të jenë të mbushura në mbështetje të kuqezinjve.

Përballja me Finlandën ka rëndësi të veçantë për skuadrën shqiptare, e cila synon të ruajë pozitën e parë në grup dhe të bëjë një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas duelit në Tiranë, të besuarit e Kombëtares do të udhëtojnë drejt Budapestit, ku tri ditë më vonë do të përballen me Bjellorusinë në terren neutral.

Shqipëria aktualisht kryeson grupin me nëntë pikë, ndërsa dy sfidat e mbetura pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe objektivin e kuqezinjve për t’u promovuar në një nivel më të lartë të garës.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika