Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka shmangur përgjigjen për mungesën e mjeteve logjistike të zjarrfikësve gjatë ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit që përfshiu një pallat në Elbasan.
Gjatë inspektimit të ndërtesës këtë të martë, ministri u pyet nga gazetarja e Syri TV për vështirësitë që hasi shërbimi zjarrfikës në përballimin e flakëve, por në vend të një përgjigjeje mbi kapacitetet e emergjencës civile, Demo kritikoi mënyrën e ngritjes së pyetjes.
“S’kemi ardhur të bëjmë emisionin e darkës, ishte një emergjencë civile, unë e kuptoj që jeni gazetare por ka dhe elementë teknikë sesi zjarrfikësit operojnë, Unë jam për të takuar banorët dhe jo gazetarët”, u shpreh Demo.












