Granit Xhaka është përzgjedhur nga “The Guardian” si futbollisti më i mirë që ka mbajtur numrin 34, në një renditje të lojtarëve më të dalluar sipas numrave të fanellave.
Mesfushori i Sunderlandit është kapiten si i klubit të tij, ashtu edhe i Zvicrës.
Të lidhura
None found
Në këtë përzgjedhje, Xhaka ka lënë pas edhe emra të njohur si holandezi Nigel de Jong, i cili gjithashtu ka luajtur me numrin 34 gjatë karrierës.
Për Xhakën, ky numër ka një kuptim të veçantë. Ai e zgjodhi kur ishte pjesë e akademisë së Baselit, sepse autobusi me të cilin shkonte në stërvitje mbante numrin 34.
Që prej asaj periudhe, ai e ka mbajtur numrin 34 te Basel, Borussia Monchengladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.
34-vjeçari është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sunderlandin dhe Zvicrën, por aktualisht është i dëmtuar.





