Arsenali shqyrton katër kandidatë për sulmin në afatin e janarit

Arsenali po vlerëson mundësitë për ta përforcuar sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri Mikel Arteta ka katër futbollistë në listën e tij.

Sipas The Independent, klubi londinez po ndjek situatën e Alex Baenas, Endrickut, Antonio Nusas dhe Junior Kroupit si kandidatë për të shtuar cilësi në repartin ofensiv.

Të lidhura

None found

Arteta kërkon më shumë shpejtësi dhe kreativitet në krahët e sulmit. Pas ndryshimeve të afatit veror, në këtë repart kanë mbetur hapësira, ndaj trajneri spanjoll synon të ketë më shumë alternativa për gjysmën e dytë të sezonit.

Junior Kroupi, sulmuesi i Bournemouthit, shihet si një lojtar që do t’i përshtatej projektit të Artetës. Megjithatë, transferimi i tij në janar konsiderohet i vështirë, prandaj Arsenali po shqyrton edhe mundësi të tjera.

Vëmendja e klubit është drejtuar gjithashtu te futbollistë që luajnë për Atletico Madridin, Real Madridin dhe RB Leipzigun. Çdo lëvizje e mundshme gjatë janarit mund të kushtëzohet nga largimet prej Emirates Stadium.

Në planet e Arsenalit për këtë afat mund të ndikojë edhe e ardhmja e mesfushorit Martin Zubimendi. Për të raportohet se interesohen Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea.

Nëse Zubimendi largohet, Arsenali mund të sigurojë fondet e nevojshme për të investuar në përforcimin e sulmit.


Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş