Kombëtarja pret Finlandën, një klasë arbitrare portugeze vendos drejtësinë në sfidën e kuqezinjve Shqipëria dhe Kosova bëhen gati për aktet e radhës në misionin e tyre në Ligën e Kombeve.
Të parët në fushë zbresin kuqezinjtë, që më 12 nëntor do të presin Finlandën. Një përballje me rëndësi të veçantë, ku Shqipëria kërkon të konsolidojë pozitat në krye të grupit. Kjo ndeshje do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport, dhe do të mund ta ndiqni falas me çdo abonim DigitAlb.
Një tjetër mbrëmje emocionesh rezervojnë Dardanët, që më 14 nëntor do të përballen me Izraelin, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Por rrugëtimi nuk përfundon këtu. Më 15 nëntor, Bjellorusi–Shqipëri do të jetë sfida që mund të përcaktojë përfundimisht fatet e grupit kuqezi. Ndërsa më 17 nëntor, Kosova do të udhëtojë drejt Dublinit, për t’u përballur me Irlandën në një tjetër sfidë vendimtare të këtij rrugëtimi.

DigitAlb dhe SuperSport ju sjellin edhe spektaklin e futbollit europian, me përballje të mëdha si Spanjë–Angli, Gjermani–Holandë, Francë–Turqi, Portugali–Danimarkë dhe shumë supersfida të tjera.
Një nëntor i mbushur me emocionet kuqezi, krenarinë dardane dhe arenat më të mëdha të Europës.
Dhe ka edhe më shumë. Në muajin e Kombit, DigitAlb sjell ofertën KUQEZI me ulje deri në 25% për abonimet 12-mujore. DigitAlb është gjithmonë pranë jush me transmetimet më spektakolare, prandaj përfitoni tani dhe abonohuni në çdo pikë shitje DigitAlb, ose online në faqen zyrtare www.digitalb.al.
DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve!
Top Channel