Debate në Komision, Bozdo: A mjaftojnë fondet? Spahiu: Asnjë qeveri s’e përballon dot rimbursimin mbi 15 mln lekë për flakon

10 Nëntor 2026 | 13:34

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu këtë të martë ka raportuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat rreth projektbuxhetit të viti 2027.

Gjatë diskutimit janë zhvilluar edhe debate ku deputeti demokrat, Eno Bozdo e pyeti ministren nëse fondet e akorduara për vitin e ardhshëm mjaftojnë për të përballuar nevojat e Onkologjikut.

Spahiu shprehu se asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 15 milionë lekë për flakon.

“Ju më keni akuzuar në Parlament si njeri të korruptuar që ditën e parë të punës sime. Në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna. Kostoja e tyre është marramendëse.

Kemi dy shishe uji. Njëra kushton 20 lekë, tjetra 50 lekë. Të dyja janë ujë, kanë të njëjtën përbërje dhe të njëjtin efikasitet. Cilën do të zgjidhnit? Po mes dy barnave, cilin do të mbështesnit, atë që mbulon 502 pacientë apo atë që mbulon 20?

Ka ardhur momenti që shëndetësia të mos ketë më kah politik, të majtë apo të djathtë. Ju më pyesni nëse kemi buxhet të mjaftueshëm për Onkologjikun. Unë po ju pyes: me këto çmime kaq të shtrenjta, të mjekohen 20 dhe 30 të tjerë të vdesin? Këtë pyetje po ju bëj. Mos ia lini topin vetëm Ministrisë së Shëndetësisë, me buxhetin që ka. Asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 15 milionë lekë për flakon, pa pasoja për pacientët”, tha ajo.

Spahiu sqaroi edhe skemën e re të bonusit të bebes teksa u shpreh se synohet të përfshihen familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë të reja në muaj. Çeku për të porsalindurit do të vazhdojë të jepet për të gjitha familjet.

Për familjet që përfitojnë nga skema e re, pagesa mujore parashikohet deri në moshën pesëvjeçare. Për fëmijën e parë do të jetë 5 mijë lekë në muaj, ose 300 mijë lekë në pesë vjet.

Për të dytin, 7 mijë lekë në muaj, ose 420 mijë lekë në pesë vjet. Për të tretin, 10 mijë lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në pesë vjet. Këto pagesa do të jepen krahas çekut të lindjes, që është 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse letrash

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për vitin 2027 një psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët, sipas institucionit, përballen...
13:27 | 10/11/2026

Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë

Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, dhe Jamarbër Malltezin për t’i marrë në pyetje në lidhje me kallëzimin e depozituar...
13:13 | 10/11/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të marte ka vendosur të ulë çmimet për karburantet. Gjatë mbledhjes, Bordi i Transparencës vendosi që benzina do...
11:59 | 10/11/2026