Kurti në Paris kërkon trajtim dhe rehabilitim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ndëshkimi i kriminelëve të luftës nuk mjafton pa u siguruar edhe trajtimi e rehabilitimi i viktimave të dhunës seksuale, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Kurti i bëri këto komente në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, gjatë Forumit të Paqes në Paris. Ai tha se në Kosovë ka rreth 20 mijë gra viktima të dhunës seksuale, të cilën e cilësoi si armë lufte të përdorur nga aparati shtetëror i Serbisë.

Të lidhura

None found

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në panelin e zhvilluar më 10 nëntor u diskutua për rindërtimin e shoqërive pas luftës, rolin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Kurti u shpreh se stabiliteti nuk duhet të arrihet duke lënë mënjanë demokracinë dhe zhvillimin. Sipas tij, politikat shtetërore duhet të sjellin përfitime para së gjithash për qytetarët.

Duke iu referuar ekonomisë së Kosovës, kryeministri tha se rritja e Bruto Produktit Vendor ishte 5.4% në tremujorin e parë të vitit 2026 dhe 4.1% në tremujorin e dytë.

Ai e përshkroi infrastrukturën si një platformë zhvillimi dhe vuri në dukje rëndësinë e arsimit cilësor, si edhe lidhjen e tij me ekonominë.

Kurti përmendi gjithashtu ngushtimin e diferencës mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Ai pretendoi se raporti, nga 20 me 1 para qeverisjes së tij, është bërë 4 me 1 aktualisht.

Pjesë e panelit ishte edhe Carlo Monticelli, guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës. Diskutimi trajtoi sfidat e rindërtimit të shoqërive pas konflikteve dhe rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm për ruajtjen e paqes.


Shtuar më 10.11.2026 13:15

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş