Kurti shoqërohet nga bashkëshortja gjatë vizitës në Paris, fotografohen para Kullës Eiffel

10 Nëntor 2026 | 13:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë vizitës në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, çifti është fotografuar së bashku para Kullës Eiffel, një prej monumenteve më të njohura të Francës.

Në kuadër të kësaj vizite, Kurti është takuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe me presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher.

Në takimin me Larcher, të zhvilluar më 9 nëntor, është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin ekonomik dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Vizita e Kurtit në Paris po zhvillohet në kuadër të Forumit të Paqes, ku marrin pjesë përfaqësues shtetërorë dhe ndërkombëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Banjska te rrugët e kontrabandës, kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?

Baltë, terren i paasfaltuar dhe vështirë i kalueshëm, mes pyjeve. Kështu duket një nga rrugët alternative në veri të Kosovës, përmes së cilës mund të...
08:18 | 10/11/2026

Letra nga Berlini për Shiroka Pulën, Steinmeier ka një mesazh për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së...
17:10 | 09/11/2026

LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar, ndaj siç thotë ajo, largimit nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës...
15:59 | 09/11/2026