Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka ngritur alarmin për sigurinë e elektricistëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se në 10 muaj kanë humbur jetën 10 elektricistë në detyrë, mes tyre edhe Angjelin Nika nga Dukagjini, i cili humbi jetën ditën e djeshme.
Koçeku ka vënë në dukje kushtet e vështira në të cilat punojnë elektriçistët, duke përmendur rrjetin e amortizuar, infrastrukturën e degraduar dhe ndërhyrjet në kushte të rrezikshme.
Deputetja i bën thirrje shtetit që të ndërhyjë urgjentisht me masa konkrete për mbrojtjen e punonjësve, duke krijuar nje skeme te posaçme kompensimi.
E kuptoj se përmirësimi i këtyne të fundit s’bahet për nji ditë. Por të paktën, kur shteti nuk siguron kushtet e punës, duhet kriju urgjentisht nji skemë e posaçme kompensimi dhe sigurimi i detyrueshëm për punonjësit e sektorit energjetik, si dhe mbështetje financiare afatgjatë për familjet e viktimave, veçanërisht për fëmijët që mbeten pa prind”, shkruan deputetja Koçeku.
Reagimi i Marjana Koçekut:
Përgjatë 10 muejve të fundit kanë humbë jetën në detyrë 10 elektriçistë. Nji elektriçist mesatarisht çdo muej; ndër të cilët dje edhe Angjelin Nika nga Dukagjini. Nji bilanc tragjik për vendin tonë, a thue se elektriçistët i kemi çu në luftë, si ushtarë.
Kushtet në të cilat punojnë, dihet tashma, janë të mjerueshme: rrjet i amortizuem, infrastrukturë e degradueme dhe ndërhymje në kushte të pamunduna e tejet të rrezikshme.
E kuptoj se përmirësimi i këtyne të fundit s’bahet për nji ditë. Por të paktën, kur shteti nuk siguron kushtet e punës, duhet kriju urgjentisht nji skemë e posaçme kompensimi dhe sigurimi i detyrueshëm për punonjësit e sektorit energjetik, si dhe mbështetje financiare afatgjatë për familjet e viktimave, veçanërisht për fëmijët që mbeten pa prind.
Detyra e parë e shtetit sigurisht asht me garantu që punonjësit e energjisë të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, te familjet e tyne. Por kur nji elektriçist humb jetën në detyrë, shteti ka përgjegjësi me i qëndrue afër familjes së tij, edhe mbas ditëve të zisë, kur asaj i duhet me e përballu realitetin e jetës së përditshme tashma pa njeriun e vet.












