Arrestime të njëpasnjëshme kanë shënuar dy javët e para pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Mes të arrestuarve janë rreth 20 punonjës policie, përfshirë edhe drejtues të lartë, ndërsa autoritetet kanë rihapur disa çështje që kishin mbetur të pazbardhura. Një nga rastet kryesore lidhet me keqtrajtimin e studentëve dhe protestuesve në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, më 14 gusht 2025. Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë dyshohen se kanë përdorur dhunë dhe kërcënime për të marrë informacione dhe për të ndëshkuar protestuesit. Studentët e përfshirë në këtë ngjarje kanë dëshmuar për rrahje dhe tortura, ndërsa hetimet fillestare ishin penguar nga mungesa e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe vonesat e institucioneve në dorëzimin e dokumentacionit.