ASK publikon të dhënat për tetorin: Inflacioni vjetor 7,1 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2026.
ASK njofton se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,0 % në muajin tetor 2026, krahasuar me muajin shtator 2026, d.m.th, inflacioni është i njëjtë me muajin tetor, 7.8 për qind.
Përkundër mos-ndryshimit në muajin tetor 2026 të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, krahasuar me muajin shtator 2026, vërehen disa ndryshime në grupet kryesore të COICOP-it, si: strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1,7 %); ushqim dhe pije joalkoolike (1,1 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,3 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,3 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,2 %); si dhe restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %).
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupet: transport (-2,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (-1,4 %); veshje dhe këpucë (-0,1 %); dhe informacion dhe komunikim (-0,1 %).
Tetor 2025 /Tetor 2026 7,1 %
Në muajin tetor 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 7,1 %, krahasuar me muajin tetor 2025.
Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it, si: transport (21,5 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (9,7 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,0 %); restorante dhe shërbime akomodimi (4,5 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,7 %); ushqim dhe pije joalkoolike (3,2 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (2,9 %); shëndetësi (2,9 %); veshje dhe këpucë (2,3 %); rekreacion, sport dhe kulturë (1,0 %); informacion dhe komunikim (0,7 %); si dhe sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %).
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore (-0,3 %). /Telegrafi/






































