Ministri i Brendshëm Ervin Demo, në konferencën për mediat sot më 10 nëntor, së bashku me përfaqësues të Guardia di Finanza-s deklaroi se operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë janë rritur.

Demo nënvizoi se lufta kundër krimit është një detyrim ndaj qytetarëve.

Ministri theksoi se Policia e Shtetit punon dhe do të punojë, që qytetarët në vend të ndihen gjithnjë e më të sigurt.

Ministri i Brendshëm Ervin Demo: Vëzhgimi nga ajri ka nisur që në muajin maj. Bashkëpunimi ynë ka qenë i shkëlqyer.

Ka një besimi reciprok institucional për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Progres-raporti i fundit i Komisionit Europian evidenton bashkëpunimin. Operacionet e përbashkëta me partnerët janë rritur më shumë se 52 përqind. Sekuestrimi i pasurive kriminale janë shembuj konkretë të këtij bashkëpunimi. Matësi përfundimtar është sesa të sigurt ndihen qytetarët.

Lufta kundër krimit është detyrim ndaj qytetarëve, që presin nga ne mbrojtje. Kemi përgjegjësinë të shikojmë përpara, sepse krimi i organizuar ndryshon, ndryshojnë edhe teknologjitë që përdor krimi i organizuar. Bashkëpunimi duhet të intensifikohet, por edhe mënyrat e luftimit të krimit duhet të jenë në qendër të diskutimeve.

Shqipëria kur të jetë pjesë e BE-së, dëshiron që të jetë një vend, që të ketë siguri dhe të luajë rol në sigurinë edhe të rajonit e më gjerë. Italia është vendi, ku me jemi mbështetur edhe në momentet më kritike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb