Kërkohet ndryshimi i ligjit për të vazhduar njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Mandati për njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës pritet të përfundojë në prill 2027. Në mbledhjen e Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësuese të organizatave që i mbështesin ata kërkuan ndryshimin e ligjit, si edhe përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që u ofrojnë shërbime.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se të mbijetuarit janë njohur me ligj prej më shumë se dhjetë vjetësh, ndërsa procesi i njohjes ligjore të statusit të tyre nisi në vitin 2018. Mandati fillestar pesëvjeçar u zgjat dy herë, me nga dy vjet, pas angazhimit të organizatave.

Të lidhura

None found

Sipas Rushitit, ligji në fuqi nuk parashikon një zgjatje tjetër të mandatit. Ajo tha se vazhdimi i procesit nuk duket më i mundur vetëm me vendim të Qeverisë dhe se për këtë duhet amendamentuar ligji.

Duke folur për numrin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Rushiti përmendi shifrën prej 20 mijë personash. Ajo sqaroi se kjo shifër nuk vjen as nga organizatat joqeveritare, as nga institucionet shtetërore.

Në të njëjtën mbledhje, Mirlinda Sada kërkoi mbështetje të vazhdueshme institucionale për organizatat që ndihmojnë të mbijetuarat. Ajo bëri të ditur se organizata ofron shërbime juridike, psikologjike e gjinekologjike, si dhe përfaqësim e këshillim për gratë dhe vajzat e mbijetuara. Puna e saj përfshin edhe avokimin e lobimin për përmirësimin e politikave dhe ligjeve, krahas trajnimeve për institucionet dhe profesionistët mbi qasjen ndaj stresit dhe traumës.

Sada theksoi se mbështetja e qëndrueshme e këtyre organizatave është e nevojshme për të mbuluar nevojat e të mbijetuarve përpara komisionit ose gjykatës. Pas diskutimeve fillestare, mbledhja e Komisionit për Mirëqenie Sociale vijoi me dyer të mbyllura për shqyrtimin e pikave të rendit të ditës.


Shtuar më 10.11.2026 11:36

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş