Bota Tech

Lidhja me spiunen, aksionerët padisin për mashtrim drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s!

Jensen Huang, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, përballet me një padi për mashtrim nga aksionerët e kompanisë, pas skandalit për marrëdhënien e tij jashtëmartesore me Alice Huang, një ish-drejtuese e kompanisë teknologjike Megaspeed, e dyshuar nga autoritetet amerikane si agjente e Kinës.

Padia u depozitua në gjykatën federale në San Jose të Kalifornisë. Aksionerët pretendojnë se Huang dhe Nvidia kanë fshehur shqetësimet për sigurinë kombëtare që lidhen me këtë marrëdhënie, si dhe rrezikun që ajo mund t’i sillte reputacionit dhe interesave tregtare të kompanisë. Ata kërkojnë dëmshpërblim, por ende nuk kanë përcaktuar shumën.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e FBI-së. Presidenti Donald Trump deklaroi se ishte i befasuar nga akuzat dhe se kishte biseduar drejtpërdrejt me Huang, i cili i kishte thënë se nuk e dinte që Alice Huang ishte spiune kineze.

Megjithatë, sipas New York Times-it, Trump ishte informuar më herët për marrëdhënien dhe dyshimet për lidhjet e gruas me Pekinin, por kishte vendosur të mos ndërhynte.

Ndërkohë, skandali ka ndikuar edhe në tregun financiar, ku aksionet e Nvidia-s pësuan rënie, duke i shkaktuar kompanisë humbje prej rreth 190 miliardë dollarësh në kapitalizimin e tregut.

Kina i ka mohuar akuzat për spiunazh, duke i cilësuar “të pabazuara” dhe “shpifje”.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.