E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Bullgari, përplasen 50 automjete, 10 viktima dhe 27 të plagosur (PAMJET)

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Bullgarinë juglindore, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së rreth 50 automjeteve.

Ngjarja tragjike ndodhi të martën (10 nëntor) në një autostradë në juglindje të vendit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës, të cilat nisën operacionet për nxjerrjen e personave të bllokuar në automjete dhe transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.

Reklamë

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë përmasat e rënda të aksidentit, me makina dhe kamionë të përplasur njëri mbi tjetrin, automjete të shkatërruara, të përmbysura dhe të dala jashtë rrugës.

Ndërkohë, sipas mediave locale, 27 persona të plagosur janë transportuar në spitalet e zonës. Autoritetet vijojnë punën në terren, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet e sakta të kësaj tragjedie rrugore.

Bilanci i viktimave mbetet paraprak dhe mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së operacioneve të shpëtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.