“BKH mund të ketë kryer përgjime, shkaku zyrtar mbetet sekret”, Anila Hoxha për transferimin e Veliajt: Bodo e firmosi sapo mori detyrën si drejtoreshë e Burgjeve Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurit Merxhan Çeliku për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me “Arrest në shtëpi”, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal i cili zhvati 50 mln euro përmes mashtrimit nga call center.
Gazetarja e Top Channel Aniola Hoxha raporton se vendimi është marrë më 9 nëntor 2026 nga gjyqtari Erjon Çela, i cili ka vendosur pranimin e kërkesës së Çelikut dhe ndryshimin e masës së sigurisë që i ishte caktuar në nëntor të vitit 2022.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Çeliku nuk duhet të largohet nga banesa e tij, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet aty për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.
Top Channel