Akuzohet për zhvatjen e 50 mln eurove përmes mashtrimit nga call center, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun, e “çon” në shtëpi Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje direkte në Breaking me Fiori Dardhën dha detaje mbi transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier.
Hoxha tha se BKH mund të ketë të dhëna dhe mund të ketë kryer përgjime ndaj dhe Sadleva Bodo sapo ka lëvizur nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe ka marrë ‘stafetën’ në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka firmosur transferimin e parë që ka qenë ai i kryebashkiakut Veliaj.
Më tej Hoxha bëri me dije se shkaku zyrtar i transferimit të Veliajt vijon të mbetet në nivelin e sekretit.
Pjesë nga biseda:
Anila Hoxha: Shkaku i transferimit zyrtarisht vazhdon të qëndrojë në nivelin e sekretit. Jo vetëm për shkak të kapacitetit të burgut, ajo që zyrtarisht vazhdon të jetë në nivelin e sekretit nuk është transparente.
Bëhet me dije se, me shumë mundësi, BKH mund të ketë të dhëna dhe ka kryer përgjime të caktuara, të cilat, menjëherë sapo ka lëvizur nga BKH zonja Bodo, ajo ka firmosur transferimin e parë, që ishte ai i zotit Veliaj, fill pasi mori detyrën si shefe e Shërbimit Penitenciar në Shqipëri.
Fiori Dardha: Kur themi që ka kryer përgjime, do të thotë që ka përftuar informacione sensitive?
Anila Hoxha: Po. Kaq të dhëna disponoj që mund të ndaj me ju. Kur themi që janë kryer veprime hetimore, do të thotë që BKH dhe SPAK kanë pasur nën procedim e sipër një çështje, për të cilën kanë vendosur se Erion Veliaj duhet të transferohej.
Nuk disponoj më shumë informacion, por ky informacion që ju raportova është i besueshëm dhe vjen nga burime shumë të sigurta. Nuk disponoj të dhëna nëse këto përgjime janë në adresë të të burgosurve të tjerë dhe nëse përmendet apo jo Erion Veliaj, aktualisht nën akuzë nga SPAK, apo nëse këto përgjime janë kryer drejtpërdrejt, në mënyrë ambientale ose jo.
Por, nëse do të ishin ambientale, do të ishin të dyshimta, sepse supozohet që ai ka kryer bisedat me familjarë, por familjarët nuk lejohet që të vëzhgohen dhe të monitorohen gjatë takimeve. Kështu, përderisa kam këtë të dhënë të sigurt, këtë mund të raportoj.
Top Channel