Pas operacionit në zemër, vjen reagimi i Skënderbeut: Ja si paraqitet gjendja e Ardjan Takajt
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka kryer ditën e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Dinamos.
Ai u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ku iu nënshtrua operacionit.
Pas shqetësimit të krijuar, klubi korçar ka reaguar ditën e sotme, duke bërë publike informacionet e para mbi gjendjen shëndetësore të presidentit pas ndërhyrjes.
REAGIMI NGA KLUBI I SKËNDERBEUT
Sqarim për opinionin publik
Për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila ka rezultuar me sukses.
Situata është normale dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për presidentin.
Familja Takaj shpreh mirënjohje për gjithë mesazhet inkurajuese.
Para Skënderbe




