Asambleja Kombëtare e PS mblidhet të shtunën në Gjirin e Lalzit, çështjet kryesore që pritet të diskutohen
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë Asamblenë Kombëtare.
Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku raporton se asambleja do të mblidhet në orën 10:00, në Gjirin e Lalzit në ambientet e resortit “Melia”.
Kjo do të jetë një asamble ku fokusi do të jetë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit, përfshirë situatën me protestat, por edhe çështja “Veliaj”.
Ende nuk dihet, nëse kryeministri Rama do të zbulojë në asamble emrin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.
Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.




