Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.
Bëhet me dije se mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Mbledhja vjen pas zhvillimeve të shumta në vend, ndërsa qeveria prej kohësh përballet me protesta.
Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Një vëmendje e madhe është te gara e Bashkisë së Tiranës, ku pritet që kryeministri Rama të ndajë kandidatin për zgjedhjet.