Futsall, Kosova synon fitoren ndaj Italisë në transfertë

Pas disfatës së ngushtë 4:3 të pësuar të premten e kaluar në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të kërkojë të përgjigjet me fitore në duelin e dytë ndaj Italisë.

Përballja, e vlefshme për Grupin 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028, zhvillohet sonte në transfertë dhe nis në orën 20:00.

Të lidhura

None found

Kjo do të jetë sfida e tretë e “Dardanëve” në këtë fushatë eliminatore. Në ndeshjen hapëse, Kosova triumfoi 3:2 kundër Gjeorgjisë.

Italia kryeson renditjen e grupit me gjashtë pikë, ndërsa Kosova mban vendin e dytë me tri pikë. Gjeorgjia renditet e fundit pa pikë.

Kalimin në “Elite Round” do ta sigurojnë 12 skuadrat që fitojnë grupet, së bashku me katër ekipet më të mira të renditura në vendin e dytë.

Ndërkohë, tetë përfaqësueset e tjera që përfundojnë të dytat do të luajnë në plejof për një mundësi të mëtejshme kualifikimi. Vetëm katër prej tyre do të arrijnë të avancojnë në fazën përfundimtare të eliminatoreve, “Elite Round”.


Shtuar më 10.11.2026 10:43

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş