E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ish-ylli i Juventus tregon periudhën e depresionit: U mbylla në vetvete, mendoja se vuaja nga sëmundje të rënda

Ish-futbollisti italian Alessandro Matri ka bërë një rrëfim prekës në emisionin “Ballando con le Stelle”, ku ka zbuluar një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, kur përjetoi depresion dhe ankth të fortë për shëndetin.

Matri tregoi se gjithçka nisi pas largimit nga Juventus dhe rikthimit të vështirë te Milani, gjatë sezonit 2013/2014. Ai e përjetoi atë periudhë si një dështim personal, duke humbur gradualisht besimin te vetja.

“E përjetova dështimin te Milani si një zi. Ndihesha si një barrë”, rrëfeu ish-sulmuesi, duke treguar se kishte filluar të izolohej dhe të kalonte mbrëmjet i mbyllur në shtëpi.

Situata u rëndua edhe më shumë nga frika e vazhdueshme për shëndetin. Matri pranoi se kishte rënë në një gjendje depresive të lidhur me hipokondrinë, deri në atë pikë sa mendonte se mund të vuante nga sëmundje të rënda si SLA apo skleroza.

Reklamë

Ai theksoi se bëhej fjalë për frikëra dhe jo për diagnoza mjekësore.

Në këtë periudhë të vështirë, mbështetjen më të madhe e gjeti te partnerja e tij, Federica Nargi, dhe te prindërit. Të fliste hapur për frikën dhe të niste një proces psikologjik e ndihmuan të rifitonte gradualisht qetësinë.

Sot, Matri tregon se ka arritur të përballojë më mirë ankthin, edhe pse disa frikëra vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së tij. Një rol të rëndësishëm në rikthimin e tij emocional kanë luajtur edhe dy vajzat, Sofia dhe Beatrice.

“Një futbollist mendon se është një superheroi për njerëzit, por nuk është kështu”, u shpreh ai.

Një rrëfim që tregon se edhe pas famës, suksesit dhe karrierës së madhe mund të fshihen beteja të vështira personale, të cilat nuk duhen përballuar në heshtje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.