Celebrities Gossip Showbiz

Alarm në shtëpinë e Mauro Icardit, ndërhyn policia pas debatit dhe denoncimit për dhunë ndaj vajzës së tij me Wanda Nara-n!

Një tjetër episod i tensionuar ka përfshirë futbollistin argjentinas Mauro Icardi dhe ish-bashkëshorten e tij, Wanda Nara. Këtë herë, situata ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe mbërritjen e një ambulance në banesën e sulmuesit.

Sipas medias argjentinase TN, e cila citon emisionin televiziv LAM të kanalit América TV, Wanda Nara ka ndërprerë xhirimet e spektaklit “MasterChef Celebrity” dhe është nisur me urgjencë drejt shtëpisë së ish-bashkëshortit, pasi ka marrë disa telefonata. Gazetari Pepe Ochoa raportoi se mes Icardit dhe Narës ka pasur një debat të ashpër. Në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe partneri aktual i moderatores, Martín Migeles, i cili është përpjekur të qetësojë situatën.

Në banesë kanë mbërritur forcat e policisë dhe një ambulancë. Ndërkohë, në mediat argjentinase është publikuar edhe një video ku shfaqet Icardi duke biseduar me një efektiv policie.

Ngjarja mori një tjetër dimension pas raportimeve për një ankesë që lidhet me dyshime për dhunë ndaj njërës prej vajzave të çiftit. Sipas portalit argjentinas Infobae, duke iu referuar një raporti policor, vajza e mitur kishte kërkuar të largohej nga banesa e të atit së bashku me nënën e saj.

Në të njëjtin raport thuhet se e mitura iu nënshtrua një kontrolli mjekësor. Nga ekzaminimi nuk u konstatuan dëmtime serioze që të kërkonin shtrimin e saj në spital. Deri më tani, rrethanat e plota të incidentit dhe pretendimet e ngritura nuk janë sqaruar përfundimisht. Ngjarja pritet të shtojë tensionet në konfliktin e gjatë mes Icardit dhe Narës, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave argjentinase.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.