Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në një përplasje verbale me gazetaren e CNN-së, Caitlan Collins, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “humbëse” pasi kjo e fundit i drejtoi pyetje për të ardhmen e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Përplasja nisi kur Collins e pyeti Trump nëse do ta mbështeste Hegseth në detyrën e tij, në një kohë kur në Kongres po ngrihen zëra për nisjen e procedurave të shkarkimit ndaj tij.
Gazetarja iu referua gjithashtu qëndrimit të kongresmenit republikan Thomas Massie, i cili ka ngritur akuza ndaj sekretarit të Mbrojtjes dhe ka kërkuar llogaridhënie për veprimet e tij.
Pyetjet duket se shkaktuan irritimin e presidentit amerikan, i cili reagoi duke sulmuar personalisht gazetaren dhe median ku ajo punon. “Massie është një humbës, ashtu siç je edhe ti një humbëse në CNN. Shikueshmëria jote është një dështim. Massie është një humbës i plotë”, deklaroi Trump.
“You’re a loser!” — Trump lashes out at CNN reporter over Pentagon chief’s impeachment
Republican Congressman Thomas Massie has introduced a resolution to impeach Defense Secretary Pete Hegseth. The resolution includes eight articles of impeachment, including allegations of waging war against Iran without congressional authorization.
A vote in the House of Representatives could take place as early as this week.
Meanwhile Trump completely ignored the question about Putin.
— NEXTA (@nexta_tv) November 10, 2026
Gjatë përgjigjes së tij, presidenti nuk i kurseu kritikat as ndaj Thomas Massie, të cilin e akuzoi se ushqen urrejtje dhe se po vepron kundër administratës së tij. “Massie ka shumë urrejtje në zemër. E dëgjova se çfarë bëri. Nuk e pashë dhe nuk dua të humbas kohën time duke e parë”, u shpreh Trump.
Ndërkohë, debati për të ardhmen e Pete Hegseth po zhvillohet në një klimë tensionesh politike në Uashington, ndërsa qëndrimi i presidentit ndaj sekretarit të Mbrojtjes mbetet në qendër të vëmendjes. Përplasja me gazetaren e CNN-së është një tjetër episod i marrëdhënieve të tensionuara mes Trump dhe medias amerikane, veçanërisht gjatë konferencave për shtyp ku gazetarët e sfidojnë me pyetje mbi vendimet e administratës.
