Sociale
28 klasa, laboratorë e bibliotekë, shkolla e re në Astir thuajse e përfunduar, Rama publikon pamjet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re në zonën e Astirit në Tiranë.
Institucioni i ri arsimor do të ketë 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira që do të jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re në Astir, një zotim që më në fund po realizohet, me 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative për fëmijët dhe komunitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shkolla pritet të jetë gati për vitin tjetër shkollor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




