Katër turq arrestohen në Prizren, dyshohet se mbajtën për 12 orë një person kundër vullnetit të tij

Ilustrim

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shtrëngim”, “Privim i kundërligjshëm nga liria” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit fillimisht e kanë sulmuar fizikisht një shtetas turk. Më pas, ata e kanë futur atë në një veturë dhe e kanë mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private.

Në lidhje me rastin, si provë materiale është sekuestruar edhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika