UEFA zgjedh Arsene Wenger për të sfiduar Infantino-n në zgjedhjet e FIFA-s
Brenda datës 18 nëntor UEFA duhet të ketë zyrtarizuar kandidatin e saj për rolin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë moment kandidati kryesor për të sfiduar Gianni Infantino-n, presidentin aktual të FIFA-s, duket se do të jetë francezi Arsene Wenger.
Drejtuesit e futbollit europian po punojnë për të bindur ish-trajnerin e Arsenalit që të përballojë duelin me Infantino-n, i cili kohët e fundit është kontestuar shumë nga shumë palë të futbollit botëror.
Nëse Wenger do ta pranojë propozimin për të kandiduar për kreun e FIFA-s, do të ishin zgjedhje vërtet interesante. Infantino ndërkohë po punon për të siguruar mbështetjen e nevojshme të votive që do ta mbanin në pozicionin aktual. Pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm pas Kupës së Botës 2026, ku shumë federata tërhoqën mbështetjen ndaj tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




