Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

    Zbulohet skema e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë: 1000 euro për vezët e femrave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet
    Botë

    BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

    November 10, 2026

    Komisioni Evropian planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese që përdoren nga ueb-faqet dhe aplikacionet për t’i nxitur konsumatorët të shpenzojnë më shumë, të vazhdojnë abonimet ose të ndryshojnë vendimet e tyre. Kjo parashihet në një draft të Aktit për Drejtësinë Digjitale.

    Drafti parashikon gjithashtu ndalimin e kutive të shpërblimeve me pagesë (loot boxes) dhe mekanizmave që favorizojnë lojtarët që shpenzojnë më shumë në videolojëra për fëmijë. Po ashtu, kompanitë do të detyrohen të ofrojnë një buton të qartë për ndërprerjen e abonimeve, ndërsa shkeljet mund të ndëshkohen me gjoba deri në gjashtë për qind të qarkullimit vjetor global.

    Sipas vlerësimit të ndikimit të Komisionit, rregullat e reja mund t’i kursejnë konsumatorëve 88.4 miliardë euro humbje financiare gjatë periudhës 2025–2035. Nëse llogaritet edhe koha e humbur për shkak të praktikave të padrejta, përfitimi vjetor vlerësohet në 13.7 miliardë euro. Ndërkohë, kostot e përsëritura për bizneset parashikohen të jenë rreth 678 milionë euro në vit.

    Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Euronews Next se institucioni “nuk komenton rrjedhjet e dokumenteve”, transmeton Telegrafi.

    Drafti synon të zëvendësojë Direktivën e vitit 2005 për Praktikat e Padrejtë Tregtare me një rregullore që do të zbatohet drejtpërdrejt në të 27 shtetet anëtare të BE-së.

    Dhjetë praktikat që synohet të ndalohen

    Në qendër të propozimit është një listë e re me dhjetë praktika të njohura si “modele të errëta” (dark patterns), të cilat do të konsiderohen të padrejta në çdo rrethanë. Kjo do të thotë se autoritetet nuk do të kenë më nevojë të dëshmojnë dëmin në secilin rast veç e veç.

    Lista përfshin:

    – Vështirësimin e ndërprerjes së abonimit në krahasim me regjistrimin fillestar.

    Propozimi, i cili pritet të prezantohet të mërkurën, synon të ndalojë praktika të tilla si njoftimet e rreme për mungesën e produkteve në stok, opsionet shtesë të përzgjedhura paraprakisht dhe dritaret e vazhdueshme që u kërkojnë përdoruesve të ndryshojnë vendimet e tyre.

    – Fshehjen e çmimeve ose kushteve të rinovimit automatik.

    – Krijimin e përshtypjes së rreme se nuk ekzistojnë alternativa të tjera.

    – Pretendimet e rreme ose të pakualifikuara për disponueshmërinë dhe popullaritetin e një produkti.

    – Paralajmërimet e përsëritura gjatë procesit të pagesës se një produkt është drejt shterimit.

    – Përzgjedhjen paraprake të produkteve shtesë ose sasive më të mëdha.

    – Paraqitjen e refuzimit të një oferte si zgjedhje të gabuar.

    – Kërkesat e vazhdueshme për ndryshimin e një vendimi që konsumatori tashmë e ka marrë.

    – Përdorimin e formulimeve konfuze me mohime të dyfishta.

    – Njoftimet e rreme që krijojnë përshtypjen se dikush ka kontaktuar përdoruesin.

    Komisioni do të mund ta zgjerojë këtë listë me praktika të reja manipuluese, pa pasur nevojë t’u drejtohet sërish ligjvënësve.

    Propozimi ndalon edhe të ashtuquajturin “çmim me shtesa të fshehura”, kur tarifat e detyrueshme shfaqen vetëm në fazën përfundimtare të pagesës. Gjithashtu, do të ndalohen zbritjet e rreme “ishte/tani”, të llogaritura mbi çmimin e rekomanduar nga prodhuesi dhe jo mbi çmimet reale të konkurrentëve, si dhe pretendimet mashtruese nga shitësit që përdorin modelin dropshipping.

    Mbrojtje më të mëdha për fëmijët

    Fëmijët do të përfitojnë mbrojtje të veçantë nga disa praktika në videolojëra. Kutitë e shpërblimeve me pagesë dhe mekanizmat “paguaj për të fituar” do të ndalohen për të miturit.

    Monedhat virtuale që përdoren brenda lojërave do të duhet të shfaqin vlerën e tyre reale në para. Për fëmijët, këto funksione do të jenë të çaktivizuara si parazgjedhje, përveç rasteve kur prindërit japin miratimin.

    Reklamat e bazuara në profilizimin e të miturve do të ndalohen për të gjitha bizneset, dhe jo vetëm për platformat e mëdha që tashmë mbulohen nga Akti për Shërbimet Digjitale.

    Ndërkohë, të gjithë përdoruesit do të kenë të drejtën të çaktivizojnë luajtjen automatike të përmbajtjes, njoftimet që nuk lidhen me aktivitetin e tyre, shpërblimet e bazuara në vazhdimësinë e përdorimit të aplikacioneve dhe funksionet e chatbotëve që simulojnë marrëdhënie personale për t’i mbajtur njerëzit të angazhuar.

    Rregulla të reja për abonimet dhe inteligjencën artificiale

    Sipas draftit, periudhat e provës falas nuk do të mund të shndërrohen automatikisht në abonime me pagesë, pa miratimin aktiv të konsumatorit.

    Kompanitë do të detyrohen gjithashtu t’i njoftojnë klientët përpara rinovimit automatik të abonimeve dhe t’u mundësojnë komunikimin me një punonjës real të shërbimit ndaj klientit.

    Për herë të parë në legjislacionin e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, drafti përcakton edhe rregulla për agjentët e blerjeve të bazuar në inteligjencën artificiale. Përdoruesit do të mund të vendosin se cilat blerje duhet të miratohen prej tyre, ndërsa agjentët do të jenë të detyruar të tregojnë kur rekomandimet janë të sponsorizuara.

    Rregullorja pritet të hyjë në fuqi 12 muaj pas miratimit, por fillimisht duhet të marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe të shteteve anëtare.

    Gjermania shpreh rezerva për propozimin

    Nisma tashmë po përballet me kundërshtime nga Berlini. Në një dokument të datës 14 tetor, të raportuar nga Agence Europe, qeveria gjermane argumenton se direktivat ekzistuese për mbrojtjen e konsumatorëve duhet të ndryshohen, në vend që të krijohet një ligj i ri gjithëpërfshirës.

    Gjermania ka vlerësuar gjithashtu se ende nuk është dëshmuar mjaftueshëm nevoja për shndërrimin e Direktivës për Praktikat e Padrejtë Tregtare në një rregullore.

    Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Michael McGrath, i cili po udhëheq këtë nismë, është përpjekur t’i qetësojë shqetësimet e industrisë.

    Duke folur në një samit të sektorit të shitjes me pakicë në Bruksel vitin e kaluar, ai e cilësoi ligjin si “një nismë në të mirë të konsumatorëve dhe bizneseve”, duke argumentuar se ai do të ndihmojë edhe në uljen e barrës administrative për kompanitë.

    BE internet manipuluese ndalojë praktika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

    November 10, 2026

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

    November 10, 2026

    Zbulohet skema e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë: 1000 euro për vezët e femrave

    November 9, 2026

    Google zgjeron linjën e çipave për IA-në, sfidon dominimin e Nvidia-s

    November 9, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.