Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama për projektin te "Fontana": Është vetëm propozim, nëse banorët s'e duan nuk ecim përpara

Perparim Rama

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “Fontana” dhe hapësirat përreth saj nuk do të preken në kuadër të projektit “Prishtina 2030 Legacy”.

“Prishtina 2030 Legacy”, është një projekt i ri, për të cilën, në një seancë të jashtëzakonshme, të premten, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka caktuar lokacionin “Te Fontana”.

“Fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken! Fontana mbetet në zemër të lagjes, aty ku ka qenë gjithmonë. Simbol e krenari e Ulpianës. Parkimi bëhet nën tokë, nën zonën e fontanës. Kjo do të krijonte më shumë vende parkimi, ndërsa hapësirat ku sot parkohen kerret do t’ua kthenim banorëve me më shumë gjelbërim e fusha sportive”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Rama ka thënë se ndërtimi i objektit të banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. 

“Objekti i banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konviktet nuk kanë kapacitet për të gjithë sportistët dhe stafin shoqërues. Për këtë arsye është menduar një objekt akomodimi pa destinim komercial, në harmoni me arkitekturën e lagjes. Pas Lojërave, hapësira mbetet për banorët!” – ka shkruar Rama. 

Ai ka thënë se është vetëm propozim, dhe nëse banorët e “Ulpianës” nuk e duan, atëherë s’do të ecet para me projektin. 

“KREJT KJO ËSHTË PROPOZIM. NËSE BANORËT E ULPIANËS NUK E DUAN, NUK ECIM PËRPARA. Fillimisht e diskutojmë me juve! Pastaj, nëse ka mbështetje, propozimi shkon për votim në Kuvendin Komunal, te përfaqësuesit që i keni zgjedhë ju! Ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe për të vendosim bashkë me ju”, ka shkruar Rama. 

Projekti ka shkaktuar reagime, ku është kundërshtuar nga banorët e lagjes dhe nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.

Ministri Blerim Gashani, ka thënë se vendimi i Kuvendit Komunal nuk ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare.

“Ju sqarojmë se projekti për ndërtimin e objektit dhe të parkingut nëntokësor në lagjen Ulpiana nuk është pjesë e projektit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Lokacioni në fjalë ndodhet jashtë hapësirës së kampusit të Qendrës së Studentëve, i cili është paraparë të shfrytëzohet për nevojat e Lojërave Mesdhetare. Prandaj, vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës për këtë lokacion është një vendim i veçantë komunal dhe nuk ndërlidhet me projektin apo me investimet e parapara në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ka thënë ai.

Këtë projekt po e kundërshtojnë edhe vetë banorët e Ulpianës, duke thënë se do të organizohen dhe të kërkojnë të ndërpritet.

Sveçla për Ramën: Po vazhdon të mashtrojë, këtë shkatërrues mund ta ndalin vetëm qytetarët

4 o. më parë / 9 nën 2026 23:35
Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po mashtron kur po thotë se projekti te “Fontana” është vetëm propozim. 

“Përparim Rama po vazhdon të bëjë atë që e bën më së miri: të mashtrojë. Propozimi ka kaluar në Kuvendin Komunal. Është mbështetur nga asamblistët e partive në pushtet. Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar. Siç e kemi thënë edhe në seancë, sot u dëshmua që ky projekt s’ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare. Ky është projekt për Përparimin dhe miqtë e tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

Sveçla e ka quajtur Ramën shkatërrues të Prishtinës dhe ka thënë se ai mund të ndalet vetëm nga qytetarët. 

“Reagimi i opinionit publik po jep efekt. Këtë shkatërrues të Prishtinës vetëm qytetarët mund ta ndalojnë”, ka shkruar Sveçla.