Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk gjejnë zgjidhje nga autoritetet për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Provimi nuk do të jetë 100% në shqip, siç kërkojnë studentët, duke rikthyer debatin për gjuhën. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pjesa teorike e provimit mund të zhvillohet në gjuhën në të cilën kandidatët kanë kryer studimet, përfshirë shqipen, turqishten dhe anglishten. Ndërsa pjesa praktike, ku simulohen proceset gjyqësore penale dhe civile, do të mbahet vetëm në maqedonisht. Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Mickoski, rreth 400 studentët shqiptarë që studiojnë në fakultetet e Drejtësisë, në vendin fqinj, kanë nisur bisedimet për hapat e mëtejshëm, ku nuk përjashton edhe protestat. Mediat maqedonase raportojnë se studentët shqiptarë po planifikojnë të thërrasin në debat publik ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, për të sqaruar situatën.