Alarm në Manchester United, Romano zbulon dy takimet urgjente: Carrick drejt shkarkimit Al Ittihad del në shitje. Klubi nga Jeddah ka ngjallur shumë interes dhe Fondi PIF që e ka në zotërim atë ka marrë 3 oferta për shitjen e tij.
Sipas medias arabe Al Arriyadiyah, një prej ofertave vjen nga një grup investitorësh amerikanë dhe është bërë e ditur se pas tyre qëndron familja Glazer, pronare e Manchester United që prej majit 2025. Investitorët amerikanë janë bashkuar me biznesmenin vendas ëael Jamjoom për të paraqitur një ofertë për blerjen e
Opsioni i dytë është akoma më lokal. Bëhet fjalë për një konsorcium nga Arabia Saudite e formuar nga Abdulrahman dhe Sultan, djemtë e Khalid bin Mahfouz, ish anëtar nderi i Al Ittihad dhe që përfshin pjesëmarrjen e Sidra Financial Company dhe BlueFive Capital, një propozim që duket si favorit për t’u pranuar nga Fondi PIF.
Ndërsa opsioni i tretë është një tjetër aleancë mes SHBA dhe Arabisë Saudite. Princi Saad bin Abdullah dhe sipërmarrësi i njohur amerikan Joshua Harris që ka një eksperiencë të madhe në botën e sportit duke qenë se në pronësi ka skuadrën e NBA, Philadelphia 76ers, atë të NFL Washington Commanders, New Jersey Devils në NHL si dhe ka shumicën e aksioneve të Crystal Palace në Premier League.
Top Channel