Monday, November 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqi-Qipro: Projekti i kabllit elektrik në qendër të debatit; Athina: Nuk kërkuam leje nga asnjë shtet tjetër

timoni.al by timoni.al
November 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Greqi-Qipro: Projekti i kabllit elektrik në qendër të debatit; Athina: Nuk kërkuam leje nga asnjë shtet tjetër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria greke ka reaguar ndaj polemikave për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet se për realizimin e tij është kërkuar apo marrë leje nga Turqia. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, në një intervistë për televizionin publik ERT, deklaroi se procedurat për projektin janë zhvilluar përmes autoriteteve greke dhe qipriote, në përputhje me rregullat dhe të drejtën ndërkombëtare.

Duke iu referuar një note diplomatike të Francës, Marinakis sqaroi se ajo “nuk përbën autorizim dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike që mund të interpretohet si njohje e të drejtave sovrane të një shteti tjetër”, duke shtuar se “nota diplomatike është forma më e butë e komunikimit të mesazheve mes shteteve. Ajo nuk prodhon asnjë efekt juridik dhe në asnjë mënyrë nuk përbën leje”. Ai konfirmoi se pala greke ishte në dijeni të komunikimit francez dhe theksoi se Franca ka interes të drejtpërdrejtë në projekt, pasi në të janë përfshirë dy kompani franceze.

Marinakis bëri me dije se edhe shtete të tjera të rajonit janë informuar për zhvillimet, por sqaroi se kjo nuk do të thotë se u është kërkuar miratim për realizimin e projektit. “Nuk është kërkuar dhe as do të kërkohej asnjë leje apo procedurë autorizimi nga ndonjë shtet tjetër, përveç Greqisë dhe Qipros”, u shpreh zëdhënësi.

Për rëndësinë strategjike, Marinakis theksoi se ndërlidhja elektrike Greqi-Qipro është një infrastrukturë me rëndësi evropiane, që synon t’i japë fund izolimit energjetik të ishullit. Ai kujtoi se Qiproja është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropian që nuk ka aktualisht një ndërlidhje elektrike me vendet e tjera të unionit. Sipas zëdhënësit, projekti do të vijojë sipas planifikimit, ndërsa ministria e Jashtme dhe institucionet përkatëse po ndjekin nga afër zhvillimet.

Marinakis përfundoi duke nënvizuar se Greqia nuk do të bëjë kompromis për çështjet e sovranitetit, por do të synojë gjithashtu ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon: “Greqia duhet ta çojë përpara këtë projekt në një mënyrë që garanton ruajtjen e paqes në rajon, pa asnjë tërheqje”. Ai hodhi poshtë interpretimet se komunikimi diplomatik i Francës mund të përbënte një formë autorizimi nga Turqia.

Previous Post

FIFPro shpall formacionin e vitit: Spanja dominon, por fituesi i Topit të Artë mbetet jashtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al