Franca në shënjestër të UEFA, gjobitet me 10 mijë euro për shkak të…çorapeve FIFPro ka përcaktuar formacionin më të mirë të vitit 2026. Ishin mbi 26 mijë futbollistë nga 75 vende të botës që kanë dhënë votat e tyre për të përcaktuar ekipet në futbollin e djemve dhe të vajzave. Te skuadra e djemve është Spanja, kampione e botës që dominon, por ajo që të bie në sy është mungesa e fituesit të Topit të Artë për këtë vit, Harry Kane.
FIFPro World 11 ka në përbërje 4 futbollistë nga Spanja; Lamine Yamal, Raya, Cubarsi dhe Rodri, dy më shumë se në formacionin e vitit të kaluar, Portugalia ka dy futbollistë e më pas janë Maroku, Anglia, Norvegjia, Franca dhe Argjentina me nga 1 lojtar.
Formacioni i përcaktuar nga FIFPro është: Raya; Achraf, Cubarsí, Nuno Mendes; Bellingham, Rodrigo, Vitinha; Haaland, Mbappé, Lamine Yamal dhe Messi.

Portieri i Arsenalit ishte futbollisti më i votuar me 51.9% të votave. Pas tij vinte Mbappe me 46%. Kane mbeti jashtë 11-shes vetëm për një diferencë shumë të vogël. Fituesi i Topit të Artë mori 27.6% të votave ndërkohë që përpara tij ishin Lamine Yamal me 37.4%, Lionel Messi me 29.5% dhe Erling Haaland me 28.4%.
Hegjemonia spanjolle ishte edhe te formacioni më i mirë në futbollin e vajzave. Triumfi në Ligën e Kampioneve nga Barcelona dhe Topi i Artë i fituar nga Alexia Putellas konfirmon dominimin e Spanjës që ka 5 përfaqësuese në Formacionin e vitit.
FIFPro World 11 në futbollin e vajzave është: Hampton; Greenwood, Leon, Paredes, Bronze; Putellas, Toone, Bonmati; Pina, Russo, Banda.

Top Channel